GRANDEMALL

Mobilizojnë partizanët, rrezikojnë t’i humbin votuesit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pesë ditët e fushatës për balotazhin e 1 dhjetorit, shënuan ashpërsimin e gjuhës politike që la nën hije një muaj të fushatës paraprake për rrethin e parë të votimeve të mbajtura më 3 nëntor. Akuzat dhe kundërakuzat që përdorën kandidatët dhe subjektet politike në balotazh nëpër disa komuna, nga analistët politik u cilësuan edhe si shkelje e kodit dhe mungesë e kulturës për debat politik.

Megjithatë, kjo nuk i ndaloi subjektet në balotazh që të mos kursejnë mjete, kur është në pyetje fjalori politik, vetëm e vetëm që të diskreditojnë kundërkandidatët. Akuzat dhe fjalori deri diku i vrazhdë politik i fushatës së fundit ishte dukuri si e atyre kandidatëve që po pretendojnë të vazhdojnë qeverisjen edhe për një mandat ashtu edhe e atyre që pretendojnë kreun.

Uji Dea

Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës, që bën pjesë edhe në rrjetin e organizatave joqeveritare monitoruese të zgjedhjeve, “Demokracia në Veprim”, mendon se ashpërsimi i gjuhës gjatë fushatës, është shkelje e kodit të mirësjelljes dhe shpërfaq mungesën e kulturës për debat politik. Një gjuhë e tillë, sipas tij, është tregues se nuk po zgjidhen mjetet për të ruajtur apo për të ardhur në pushtet. Po ashtu, me sjellje e tilla partitë politike, sipas Ismet Kryeziut, po rrezikojnë që të tensionojnë gjendjen në ditën e balotazhit, më 1 dhjetor…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.