Mobilizohet Kamenica, Sinani takim urgjent me Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim
Kamenicë – Në këtë takim është konstatuar se gjendja e rrugëve në Komunën e Kamenicës pas reshjeve të borës gjatë natës së mbrëmshme dhe që vazhdon të bie pa ndërprerë edhe tani, është e rëndë dhe alarmante.
Prioritet, hapja e rrugëve kryesore në tërë territorin e Komunës së Kamenicës, të intervenohet me urgjencë në rastet e veçanta, Drejtoria për Emergjencë e Shpëtim dhe Shtabi Emergjent, të kontaktoj me Kompanitë që posedojnë makineritë përkatëse për hapjen dhe intervenimin në pastrimin e rrugëve nga bora, Mobilizim i të gjithë bartësve të institucioneve përgjegjëse, të jenë në gjendje mobilizuese në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, Reshjet e borës në lokalitetet e rrashta arrijnë deri në një metër, ndërsa në viset kodrinoro – malore reshjet e borës dhe ortekët arrin më tepër se një metër, apelojmë tek të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës të jenë të gatshëm dhe aktiv konform gjendjes pas reshjeve atmosferike./rajonipress/


