Mobilizohen edhe gratë e LDK-së në Kamenicë
Kamenicë – Forumi i Gruas së LDK-së, dega në Kamenicë ka mbajtur takimin e rregullt të kryesisë së degës derisa kryetarja Njomza Shabani Dërmaku, kërkoi nga anëtaret e kryesisë një mobilizim dhe organizim më të mirë të gruas.
Dërmaku ka thënë se Forumi i Gruas së LDK-së duhet të japi kontributin e tyre në platformën e re qeverisëse të LDK-së në Kamenicë si dhe fuqizimin e femrës në vendimmarrje./rajonipress/


