RCCOLA

MKRS rinovon 11 stadiume të futbollit, investon mbi 1, 1 milionë euro

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Rreth 9 milionë euro është shuma që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës do të investojë në infrastrukturën sportive, e në të cilën përveç tjerash përfshihen edhe rinovime në 11 stadiume, rinovim dhe ndërtim të palestrave sportive si dhe ndërtim të poligoneve sportive, njoftohet nëpërmjet një komunikate.

Përveç tjerash, investimet me këtë buxhet do të ndahen edhe për Qendrën Multifunksionale në Mitrovicë, në të cilën do të ketë terrene sportive, kryesisht për sporte individuale, pishinë gjysmë-olimpike, rinovim të tërësishëm të palestrës së sportit “Minatori”, si dhe një qendër afariste. Në një konferencë për shtyp, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi tha se ky është një nga lajmet më të mira që ka marrë i gjithë komuniteti sportiv në Kosovë, dhe se tashmë do të ndryshojë ndjeshëm gjendja në terrenet sportive dhe të rinjtë do të kenë gjithnjë e më shumë hapësirë për të shprehur talentin e tyre.

Për më tepër shtoi ai, Republika e Kosovës po krijon kushtet e nevojshme për zhvillim të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, tash kur FIFA-a ka lejuar ndeshjet miqësore për reprezentacionin dhe ekipet e Kosovës. “Sivjet investimet kapitale në sport janë një top prioritet i yni dhe vërtetë ndryshimet do të jenë të ndjeshme, aq më tepër kur e kemi parasysh se investime të tilla, milionëshe, po bëhen për herë të parë në Republikën e Kosovës, do të thosha në këto 20 vjetët e fundit. Këto investime vijnë si rezultat i rritjes së vazhdueshme të buxhetit për sport, përfshirë edhe gjatë rishikimit në qershor të këtij vitit, me ç’rast buxheti i MKRS-së për infrastrukturë sportive është rritur për mbi 1 milionë euro”, ka thënë ministri Krasniqi, teksa ka thënë se këtë vit fokus kanë qenë stadiumet ku zhvillohen garat e Superligës.

Në fjalën e tij, ministri ka thënë po ashtu se shumë shpejt do të jetë gati edhe Ligji për sponsorizime dhe donacione, me ç’rast do të ketë mundësi dhe lehtësime për sektorin privat që të investojë në sport.Përveç infrastrukturës, Ministri Krasniqi tha se MKRS do të vazhdojë të mbështesë federatat në angazhimet e tjera, si në organizim të garave, kampingje, paraqitjet ndërkombëtare dhe çfarëdo angazhimi tjetër nacional.

InvestimetJanë 500 mijë euro që do të investohen në rinovimin e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, Ministri tha se ky është një stadium që në Kosovë, bashkë me stadiumin e qytetit në Prishtinë, ka parametrat me të përafërta për të plotësuar kushtet për zhvillim të ndeshjeve ndërkombëtare. “Dua t’ju them se ne kemi planifikuar që të bëjmë rinovim të tërësishëm të këtij stadiumi dhe kjo është vetëm faza e parë e punëve. Ne presim që vitin e ardhshëm të vazhdojë rinovimi, deri në bërjen e një stadiumi vërtetë të kompletuar për ndeshje ndërkombëtare”, ka thënë ministri.Siç u njoftua do të investohet në:Rinovimin e Stadiumit të Qytetit në Prizren, investimi i planifikuar rreth 120 mijë euro.

Rinovimin e Stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë, investimi i planifikuar rreth 40 mijë euro.Vazhdimin e rinovimit të Stadiumit të Qytetit në Pejë, investimi i planifikuar rreth 60 mijë euro Rinovimin e Stadiumit në Gjakovë, investimi i planifikuar rreth 45 mijë euro.Rinovimin e Stadiumeve në Shtime, investimi i planifikuar rreth 70 mijë euro.Rinovimin e stadiumit në Kaçanik, investimi i planifikuar rreth 35 mijë euroRinovimin e Stadiumit të Qytetit në Skenderaj, investimi i planifikuar rreth 150 mijë euroRinovimin e Stadiumit Flamurtari në Prishtinë, investimi i planifikuar rreth 30 mijë euroRinovimin e stadiumit në Fushë Kosovë, investimi i planifikuar rreth 30 mijë euro, dhe në0 Rinovimin e stadiumit të klubit Hysi në Podujevë, investimi i planifikuar rreth 35 mijë euro.

Hidromorava

Përveç në rinovim të stadiumeve, MKRS ka shtuar investimet edhe në rinovimin e palestrave sportive. Me qëllim të rifunksionalizimit të Palestrës “1 Tetori’ në Prishtinë, janë ndarë 100 mijë euro për rregullimin në tërësi të parketit, një bashkëfinancim me Qendrën e Studentëve.

Me një investim prej rreth 20 mijë eurove do të rinovohet pjesërisht palestra sportive në Gjilan, ndërsa rreth 60 mijë euro do të investohen në Palestrën në Ferizaj.

Në bashkëfinancim me Komunën e Pejës do të ndërtohet Salla Sportive moderne në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë, në vlerë prej rreth 450 mijë eurove e ku MKRS merr pjesë me 60% të investimit.

Në pajtim me objektivat e MKRS-së për zhvillimin e sportit shkollor, këtë vit MKRS ka ndarë rreth 200 mijë euro për ndërtimin dhe rinovimin e poligoneve sportive në disa fshatra të komunave të ndryshme të Kosovës. Përfitues do të jenë:

Fshati Novosellë, Komuna e Pejës; Fshati Cernicë, Komuna e Gjilanit; Fshati Polluzhë, Komuna Drenas; Fshati Oshlan, Komuna Vushtrri; Fshati Veriq, Komuna Istog; Fshati Broliq, Komuna e Pejës; Fshati Smolicë, Komuna e Gjakovës; Fshati Prelez, Komuna e Ferizajt dhe Fshati Qubrel, Komuna Skenderaj.

Këtë vit ka nisur edhe ndërtimi i Qendrës Multifunksionale në Mitrovicë, një projekt që bashkëfinancohet mes Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian, dhe investimet janë rreth 22 milionë euro. MKRS në tërësi për projektin ka ndarë 8.5 milionë euro. 4 milionë euro janë ndarë këtë vit, dhe pjesa tjetër ndahet vitin e ardhshëm. Komisioni Evropian financon pjesën tjetër të shumës.