ARKATANA

MKRS dhe Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore merr në Mbrojtje të Përhershme dy objekte Kulturore të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan ka bërë një punë të rëndësishme në fushën e trashëgimisë gjatë vitit 2022. Ka përplotësuar të dhënat e kërkuara duke përgatitur 12 dosje për Mbrojtje të Përhershme, ku 10 prej tyre janë nga Rajoni i Gjilanit dhe 2 nga Rajoni i Ferizajt ka njoftuar Artan Hoxha nga QRTK e Gjilanit.

  1. Atik Xhamia – Gjilan
  2. Shkolla e muzikës në Gjilan (ish saraji i Mustafë Pashës) – Gjilan
  3. Shtëpia e Zekirja Abdullahut – Gjilan
  4. Shtepia e Muhamer Shabanit – Perlepnice
  5. Objekti i ish depos ushtarake turke – Gjilan
  6. Objekti i Kajmekamllakut – Gjilan
  7. Kisha e Shën Anës në Dunav – Gjilan
  8. Shtëpia e Haxhi Ahmetit – Viti
  9. Teqja e Sheh Zenel Abedinit – Kamenice
  10. Kisha e Shëndrrimit në Pasjan
  11. Xhamia e Sinan Pashës – Kacanik
  12. Kompleksi Kisha dhe Xhamia – Ferizaj

Qendra jonë ka përgatitur dosjet e objekteve kulturore sipas kritereve të formularit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi.

E rëndësishme është konsideruar edhe përgatitja e perimetrit të zonës së mbrojtjes të këtyre aseteve të propozuara.

Mobi Casa

Dosjet e tilla, më pas janë dorëzuar në Komisionin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Përhershme. Dhe pas shqyrtimit të materialit të dorëzuar është konstatuar se dokumentacioni plotëson kriteret e përcaktuara dhe të njëjtat dosje i janë dorëzuar MKRS-së dhe Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Pas shqyrtimit të dosjeve, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka vendosur që gjatë vitit 2022 të marrë në MP dy asete nga Rajoni i Gjilanit: Atik Xhaminë dhe Shkollën e Muzikës, sot objekti i Muzeut etnologjik.

Pritet që gjatë vitit 2023 që Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore të marrë në mbrojtje asetet tjera të propozuara nga Qendra jonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.