Fundamenti

Mjerimi i LDK-së

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Reagimi i LDK-së është reagim politik i cili s`ka të bëjë asgjë me profesionalizëm ka thënë Behar Mehmeti.

Drejtori i Shërbimeve Publike Behar Mehmeti në reagimin e tij të dytë nuk e ka kursyer LDK dhe komisionin e saj për shërbime publike. Mehmeti në mënyrë profesionale e ka quajtur të mjerë përgjigjen e LDK-së.

“Të mohosh realitetin është një përgjigje e mjerë. E para që vërehet te komisioni i Shërbimeve Publike i LDK-së, në reagimin e tyre është se ai është një reagim politik i cili fatkeqësisht s’ka të bëjë asgjë me profesionalizëm dhe e dyta, një panik e madhe tek ata si dukët, që kuadrot profesionistë janë të sistemuar në “ partitë e vogla”, sipas tyre pa mandat të qytetarëve “ nuk është gjë tjetër veçse një tregues i mirë që rezultatet e qeverisjes të dikastereve nga këto parti “të vogla “ në përgjithësi, e në veçanti AKR-së, s’po ju shkon fort për shtati LDK-së dhe natyrisht puna e mirë që po ju bëhet për ç’do ditë qytetarëve në ofrimin e shërbimeve për LDK-në, mund të jetë mjerim” thotë Mehmeti.

Mehmeti madje e ka përkujtuar LDK se po mundohet ta kuptojë reagimin e saj, meqë është parti opozitare.”Megjithatë po mundohem të ju kuptoj si parti opozitare, sulmo e mbroju, por kujtoj që është e kotë, sepse qytetari ynë në shek. XXI, gjykon drejt dhe realisht, ia lëmë vlerësimin atyre, sepse në tautologji, mohimi i pohimit dhe e kundërta gjithherë jep rezultatin e mohimit, që i bie mjerim”.

Mehmeti madje edhe ka ironizuar në disa momente .“E vëreja një mjeshtri të përgjithësimit të gjërave “kurrë s’ka qenë më mirë”, me sinjalizimin vertikal , ku prapë deklaroj që kurrë s’ka qenë më mirë, sa e çuditshme, është që përdorë në secilin konstatim të juajin, si arsyeshmëri të përdorni fjalën mjerim, vërtetë vërejta shumë frazeologji të mjerueshme në reagimin tuaj”.

Hidromorava

“Ja një shembull , ku LDK thotë se që se kupton vlerën 65,000.00 € të mirëmbajtjes verore në paraqitjen e 3 mujorit të raportit financiar për vitin 2012, mjaft amatoreske, sikur nuk e dini apo ndoshta ashtu edhe dëshironi ta hutoni opinionin me pyetjen “Ku” kur duhet ta dini që obligimet barten nga viti paraprak të respektuar,apo ndoshta mund të thoni më mirë kishte me qenë të mos ju shërbehet qytetarëve e kontributet e tyre të shkonin në suficit”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, DSHP është shpërblyer për vitin 2010 nga USAID-i në kuadër të projektit DEMI, dhe LDK mund ta pyet USAID-in. Po ashtu DSHP qe nga viti 2011, pajis me leje kafiterit për shfrytëzimin e hapësirave publike me sipërfaqe të markuar, në mënyrë që të ketë një rend-rregull në lëvizshmëri nëpër trotuare.

“Në fund do të dëshiroja të dominojë arsyeja , nuk pres lëvdata, bile modestia ime nuk i preferon, por së paku nuk do të më vinte mirë të më quani “ Mjeran i shek. XXI ” sepse nuk ju bënë nderë, por nëse dëshironi veç se më ngritni në vlerë, ( Kritikat nga oponenti të lënë të kuptosh që po punon mirë).Ndonjë reagim eventual tjetër nuk do të merr përgjigje nga DSHP-ja, sepse nuk kemi shumë kohë për këto gjëra, sepse neve duhet të ia lëmë në dispozicion kohën për t`i shërbyer qytetarit”, ka thënë Mehmeti.

Ndryshe Behar Mehmeti është drejtor që vije si rezultat i koalicionit qeverisës me PDK. Qemajl Mustafa disa herë ka dhënë lavdërata për punën e drejtorive që udhëhiqen nga AKR-ja./rajonipress/