RCCOLA

Mjerimi i Izmi Zekës në pak rreshta tekst dhe huqja e tij e madhe

/ 4 minuta lexim

Po e bëjmë një sqarim të shkurtër në formë të përgjigjes ndaj një shkrimi të lodhtë të Izmi Zekës që e ka titulluar “Mjerimi nuk paska kufij” e ku në mënyrë të ultë, primitive dhe pa asnjë argument mundohet ta sulmojë Rajonipress. Izmi Zeka duhet t`i kuptojë rregullat dhe kriteret e gazetarisë dhe nuk ka asnjë arsye të na mbajë ligjërata për një fotografi e cila ishte publike, por që rajonipress askund se ka përmendur emrin e tij.

Lexojeni reagimin e Izmi Zekës, pa ndërhyrje

Mjerimi nuk paska kufijë
Dje në një takim krejt të rastësishëm me njerëzit e partisë në Gjilan që kam punuar gjatë qenka bërë senzacion për disa portale të cilat asnjëherë nuk ja kan dasht të mirën PDK-së në Gjilan.
Rajonipress është për dhimbje se si dhe në cfarë mënyre keqpërdor një fotografi ku jam edhe unë,ku gënjen opinionin dhe shtrembëron realitetin e PDK-së në Gjilan.Unë nuk jam shumë ithtarë i debateve apo edhe i reagimeve por njerëzit për interesa meskine dhe interesa që datojnë prej vitit 2007 kanë dëmtuar PDK-në në Gjilan tani dalin dhe japin opinione që u shërbejnë një pakice të njerëzve për interesa që vetëm ata i dijnë por jo kurrë PDK-ja në Gjilan.Unë rri me të gjithë njerëzit e Gjilanit pa dallim por në vecanti me strukturën e PDK-së pa dallim.
Konceptet e mija për një shtet ligjor nuk do të pushojnë asnjëher dhe në asnjë moment. Rreshtimi im që nga angazhimi im politik prej themelimit të PDK-së në nivel nacional e deri më sot ka qenë dhe do të mbetet për një PDK të strukturuar dhe të fuqishme por asnjëherë në atë vijë e cila në një mënyrë apo tjetër PDK-në e shohin si streh për të mbuluar të palarat e tyre.
Procesin e reformimit të PDK-së nuk do të mund ta ndal askush as edhe ata që thirren në ,trashëgimin e PDK-së, por as ata që thirren në emër të liderit të partisë.
Aq sa mund të ndalin ky profil i njerzëve ardhjen e pranverës aq mund ta ndalin fitoren e PDK-së në nivel nacional ashtu edhe në nivel lokal.

Përgjigja e Rajonipress

Siç e tham edhe në fillim këtë sqarim po e bëjmë për hir të lexuesve tanë sepse janë të shumtë dhe e kemi për obligim, por nuk kishim obligim ta botonin një shkarravinë të Izmi Zekës që nuk kishte elemente për botim.

RCCOLA

E para nga kush paska frikë Izmi Zekq që po e përmend shtetin ligjor dhe tjetra pse dhe kush është pengesë për PDK ose kush po e stopon progresin e PDK-së në Gjilan.

Pra këto janë halucinacione të Izmi Zekës dhe frika dhe ndërgjegjja e tij e vrarë që po qëndronte përballë Qemajl Mustafës. Ne e kemi botuar foton sepse ajo ishte publike dhe asgjë të keqe nuk kishte aty.

Pse ta keqpërdorim një foto ne kur ajo u shpërnda nga rrjetet sociale dhe u pa si nj foto e bashkimit. Sipas kësaj që flet Izmi Zeka, ai qenka kundër përpjekjes që PDK të jetë e bashkuar dhe e konsoliduar.

Ne, Izmi Zeka jemi portal profesional dhe nuk dorëzohemi nga shantazhet e tuaja dhe presionet e tuaja prej zv. Ministri, që fort mirë e din se asgjë dhe asnjë të mirë nuk ia ke sjell Gjilanit dhe Anamoravës. E ke marrë një rrogë dhe je sorollatur e argëtuar në rrjetet sociale, kaq ka qen angazhimi yt për këtë shtet.

Ne e kuptojmë ku ju dhemb juve dhe e dimë saktë përse. Neve nuk na intereson si portal se kush do jetë fitues, por ne normalisht që jemi për një proces të drejtë dhe jo me linçime e pazarllëqe e kuzhina kriminale siç jeni mësuar t`i goditni njerëzit në stilin e Klanit Pronto. Kjo situatë ka perënduar Izmi Zeka.