Uji Dea

Mjeku shqiptar i shpëton jetën gjermanit të moshuar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

“Pas dy orësh mund të bëhej vonë”, konstaton dr. Halil Krasniqi. Aorta abdominale te ky pacient kishte pësuar një zgjerim prej njëmbëdhjetë centimetrash.

Heinz Peter i mbushen sytë me lot duke i dhënë dorën dr. Halil Krasniqit për tu përshëndetur. “Ju falemnderit zoti doktor për të gjitha që ju dhe bashkëpunëtorët tuaj keni bërë për mua”. Ai vetëm tash e ka me të vërtetë të qartë se në repartin e kirurgjisë të spitalit St.-Willehad në Wilhelmshaven i është shpëtuar jeta.

Kjo është dhurata më e mirë për Krishtlindje që mund ta imagjinonte ai në këtë moshë.

Ndodh shpeshherë që mjekët gjermanë dhe të tjerë u shpëtojnë jetën shqiptarëve. Në rastin tonë ka qenë një mjek shqiptar që ka bërë ndërhyrjen e suksesshme kirurgjike e cila është kurorëzuar me shpëtimin e jetës së një gjermani të moshuar.

United Hospital

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar Heinz Peter 73 vjeçar ishte sjellë në spital me autoambulancë. Më parë kishte shkuar te mjeku i shtëpisë për shkak të një dhimbjeje të vazhdueshme të shpinës dhe ndjenjës së njëfarë shtypjeje në bark. Mjeku i kishte bërë kontrollimin me ultrazë.

“Menjëherë në spital” kishte qenë udhëzimi i tij urgjent dge shpëtimtar. Sepse “dy orë më vonë mund të bëhej vonë”, konstaton më vonë Krasniqi. Aorta abdominale (arteria e barkut) te ky pacient kishte pësuar një zgjerim prej njëmbëdhjetë centimetrash. “Diçka e tillë është shumë e rrallë”, thotë mjeku. Ai deri më tash kurrë nuk kishte operuar ndonjë me madhësi të tillë.

Vlera normale e kësaj arterie te meshkujt e moshës së Heinz Peterit është 2.5 centimetra. Te pesë nga 100 meshkuj mbi moshën 65 vjeçare paraqiten zgjerime të tilla të cilat duhet të mbikëqyren. Kur ato arrijnë gjerësinë prej pesë centimetrash, duhet të operohen menjëherë, shkruan wzm.online de.

Rreziku kryesor te rastet me zgjerim të aortës abdominale qëndron te pëlcitja e tij e befasishme me rastin e dëmtimit të murit të aortës. Kjo shkakton gjakderdhje të brendshme te pacienti./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.