RCCOLA

Mjeku Ramush Osmani figurë e shquar e mjekësisë shqiptare

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Jusuf Dedushaj nga libri: “Figura të shquara të mjekësisë shqiptare”. In memoriam – Në kujtim. Me pikëllim të thellë morra lajmin, se sot iku në amshim edhe një figurë e shquar e mjekësisë shqiptare Dr. Ramush T. OSMANI, MD. (1952-2021).

Mjek, internist, gastro-hepatolog. Lindi ne Gjilan në vitin 1952. Ramushi, rrjedh nga në familje me tradita të vjetra qytetare, atdhetare, intelektuale, arsimdashëse dhe sportistësh të dalluar. Babagjyshi i tij Ramush Osmani, kishte qenë Kryetar i Komunës se Gjilanit. Më pastaj edhe axha i tij Emin Osmani kishte qenë gjithashtu kryetar i Gjilanit. Kjo familje ka dhenë doajenin e arsimit Makfire Osmanin dhe tre futbollist me famë. Ramushi Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan. Studimet e larta i vijoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ku u regjistrua në vitin shkollor 1970/71, si gjenerata e dytë e këtij fakulteti ku edhe diplomoi ne vitin 1980.

Ramushi ishte pranuar në fakultet pa provim pranues falë suksesit shembullor gjatë shkollimit të mesëm me diplomën e asaj kohe “Vuk Karaxhiq” dhe ishte i vetmi kandidat nga gjitha trojet shqiptare në ish Jugosllavi me këtë sukses. Si student ishte mjaftë kolegjial, inteligjent, njohës i mirë i kulturës dhe artit e mbi të gjitha adhurues i jashtëzakonshëm i muzikës së kohës jo vetëm asaj vendore por edhe asaj ndërkombëtare koleksionues i pllakave të hiteve botërore ku grumbulloi me shume se 9000 pllaka.

Gjatë studimeve ishte përfitues i bursës studentore disa herë radhazi. Pas përfundimit të studimeve filloi të ushtroi detyrën e mjekut të përgjithshëm në Spitalin Rajonal te Gjilanit gjatë fillimit të viteve te 80-ta. Ramushi vazhdoji studimet post-diplomike ne Kroaci përkatësisht ne Zagreb. Specializimin nga mjekësia interne dhe sub-specializimin në fushën e Gastroenterologjisë dhe Hematologjisë përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Zagrebit ne Kroaci në vitin 1988.

Mobi Casa

Pas përfundimit të Specializimit kthehet në vendlindje dhe filloi te punoje në Repartin Internistik të Qendrës Mjekësore Rajonale te Gjilanit deri në vitin 2017. Ai gjatë punës në Qendrën Mjekësore e ushtroi detyrën e internistit dhe gastro-hepatologut në repartin e emergjencës, me mjaftë profesionalizëm përkushtim dhe arriti të bëjë emër jo vetëm në Anamoravë por edhe më gjerë. Ramushi nga viti 2010 e tutje ka qene i emëruar si shef i repartit te Hemodializës, deri ne momentin kur doli ne pension. Ishte një ndër mjekët humanist qe ka ushtruar profesionin me përkushtim te plotë ndaj pacienteve, pa menduar rreth përfitimeve financiare duke respektuar gjithmonë betimin e Hipokratit, dhe si i tillë asnjëherë nuk punoi në ordinanca private dhe nuk mori para nga populli. Dr. Ramushi doli në pension ne vitin 2017, pas 38 viteve përvojë pune. Mori pjese ne disa konferenca shkencore në vend, rajon dhe jashtë me kumtesa profesionale dhe shkencore.

Gjithë jetën e tij ua kushtoi me dinjitet dhe ndershmëri pacientëve duke ua shpëtuar jetën qindra e qindra pacientëve. Sot ai iku në amshim duke na lënë të pikëlluar të gjithë kolegëve të gjeneratës së II të FMP. Në emër të kësaj gjenerate, iu shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së ngushtë, miqve, farefisit dhe komunitetit mjekësor të vendit. U prehtë në Parajsë shpirti i Tij fisnik.

Literatura:
50 Vjet të Universitetit të Prishtinës, Gjenerata e dytë e FMP, Monografi, Prishtinë, 2021./rajonipress/