UBT

Mjekët gjermanë mësojnë kolegët e tyre shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Studentë në Universitetin Witten / Herdecke të Gjermanisë organizojnë kurse studimi për mjekët e ardhshëm në Tiranë.

Iniciativa e studentëve “Future Doctors Network ” nga Universiteti Witten/Herdecke ka për qëllim shkëmbimin e përvojave me mjekët në Shqipëri përmes kurseve praktike. Për këtë arsye do të udhëtojnë tri herë në vit në Tiranë katër anëtarë të ekipit dhe një docent i mjekësisë. Këtë herë përveç studentëve gjermanë do të udhëtojnë edhe absolvent dhe mjekë specialist të kirurgjisë dhe të ortopedisë.

Rreth 20 studentë nga të gjitha vitet e studimit mund të përfitojnë nga vizita e mjekëve nga Gjermania duke zgjeruar njohuritë e tyre teorike me përvojat praktike.

Në përfundim të kursit pjesëmarrësit pajisen me një certifikatë nga Universiteti Witten.

FIDANISHTJA

Bashkëpunimi mes Witten dhe Tiranës ka funksionuar për disa vite dhe ishte zgjeruar më 2011, kur studentët shqiptarë të shoqëruar nga një mjek kishin vizituar Universitetin në Witten për të ndjekur për dhjetë ditë një program me oferta mjekësore dhe kulturore të Gjermanisë.

Edhe për verën e vitit 2013 është planifikuar të zgjerohet shkëmbimi i përvojave mjekësore me studentët shqiptarë të Tiranës. Përveç kësaj „Future Doctors Network“ thotë se me kërkesë të studentëve shqiptarë do të ketë më shumë kurse vitin e ardhshëm.

Për më shumë informacion mbi projektin: www.futuredoctorsnetwork.de.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.