Fundamenti

Mjekësia Familjare pajiset me tri automjete të reja

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Ismet Morina drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë, ka thënë se falë donacionit të Qeverisë Japoneze zyrës saj në Prishtinë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Kamenicës, u pajis me dy automjete të reja nga kjo qeveri si dhe një automjet nga buxheti komunal i Kamenicës.

Automjetet janë: një kombi-bus për pacientët e hemodializës, çka ka përmirësuar dukshëm kushtet për transportin e këtyre pacientëve deri në qendrën për hemodializë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, për gjashtë ditë rresht në javë.

Po ashtu, edhe një autoambulancë e re për transportin e rasteve urgjente deri në Spitalin Regjional të Gjilanit apo QKUK në Prishtinë, me çka janë përmirësuar dukshëm kushtet në shërbimin e urgjencës, gjegjësisht shërbim më të shpejtë dhe profesional për të gjitha rastet urgjente sipas kërkesave tha Morina.

UBT

Me këtë donacion ka përfituar QKMF-ja në Kamenicë, por në radhë të parë vet pacientët e kësaj komune, sepse këto shërbime do të shfrytëzohen vetëm për rastet emergjente.

Ai tha se nga buxheti komunal, kemi pranuar një automjet të terrenit, destinim kryesor i të cilit është transporti i mjekut në ambulancat e Mjekësisë Familjare në teren sipas orarit të caktuar, i cili së shpejti do të lëshohet në përdorim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.