Fidanishtja

Mjekësia Familjare kërkon nga “Royal” 23 mijë euro

/ 1 minutë lexim

Gjilan –Komuna e Gjilanit përmes kërkesës së Qendrës së Mjekësisë Familjare ka bërë një padi në Gjykatën Komunale të Gjilanit ku kërkon në emër të mos pagesës së qirasë nga ana e ndërmarrjes tregtare “Royal” , 23 mijë euro.

Qendra e Mjekësisë Familjare në Gjilan nga viti 2008 deri në vitin 2011 nuk ka arritur të arkëtojë mjetet në emër të qirasë nga ana e kompanisë tregtare “Royal”. Mjekësia Familjare tashmë përmes avokatit të komunës ka ushtruar padi ndaj ndërmarrjes tregtare shërbyese Royal që përfaqësohet nga Shaip Berisha ku kërkon nga kjo e fundit 23 mijë euro.

Fidanishtja

Bardhosh Dalipi avokat i komunës tha për rajonipress se këtë hap e kanë bërë pasi kompania “Royal” nuk i ka përmbushur obligimet e dalura nga kontrata e lidhur në mes të QKMF dhe “Royal” në vitin 2007.

“Qiraja e kontraktuar nuk është kryer për 46 muaj .Ne kemi kërkuar përmes Gjykatës që “Royal” të paguaj shumën e borxhit në emër të qirasë së kontraktuar nga dita e marrjes së aktgjykimit” tha Dalipi./rajonipress/