ARKATANA

Mjekërr bardhë e mjekërr zi

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Nijazi Kastrati – Satirike

Në kafenenë e fshatit për çdo mëngjes mblidhen shumë të rinj të cilët para se të nisen për punë, aty pinë kafenë e mëngjesit. Por jo vetëm kaq, aty dëgjon lloj-lloj humoreskash nga të cilat njeri vërtetë ndjenë një relax shpirtëror.

Kështu një mëngjes, duke pi kafe e duke biseda dhe tregu humoreska të shumta, vie dhe një plak i cili mbahej me një kryle të cilën si duket vet e kishte rregullu për nevoja të tij. Tani më është bërë trend që pjesa dërmuese e të rinjëve kanë lëshuar mjekrrat, kush më të gjatë e kush më të shkurtër.

Hidromorava

Plaku posa hyri iu drejtua njerit aty afër me fjalët: -Pse ore djalë e ke lëshu mjekrren, a më sheh mua, i kam 80 vite dhe ende nuk e kam lëshu. Tash i riu ia kthen: -Po unë për këtë mjekërr që kam lëshu i marr 200 euro në muaj o mixho! Derisa të pranishmit filluan të qeshin, plaku iu kthye:

-Çka çka? Për ato pare pasha besen edhe unë po e lëshoj pra!
-E po mirë, lëshoje dhe ti edhe i merr 200 euro!

Plaku duke mos kuptuar humorin e te riut, u kthye në shtëpi dhe e lëshoj mjekrren, dhe pas disa ditësh shkoi përsëri dhe hyri ne kafene.

  • Tash djalo më regjistro dhe mua aty ku je regjistru ti se e kam lëshu mjekrren.\
  • Një pjesë dërmuese e të rinjëve prap filluan të qeshin, ndërsa një pjese tjetër u erdhi keq për plakun që ishte mashtruar dhe vetëm u shiquan mes veti.
  • O mixho, unë të kisha regjistru, por ata atje nuk të pranojnë sepse duhet me pasë mjekrren vetëm të zezë-ia ktheu djaloshi!
  • Oooo more djalë, po përse s’më ke tregu me kohë, por tash pasi e lëshova mjekrren? Po halli tash, si t’ia baj?
  • Po lehtë është o mixhë, vetëm shko e ngjyrose edhe mjekrra bahet e zezë e pastaj të regjistrojmë aty për mi marë paret.
    U kthye mixha n’shtëpi dhe pas dy tri ditësh shkoi dhe e ngjyrosi mjekrren. Kur u kthye dhe e panë nipat në këtë gjendjeu u çmenden.
  • O gjysh, po çka ke ba more kështu?
  • Çk kam ba ore, e kam ngjyrosë mjekrren se edhe unë du me i marrë 200 euro në muaj!
  • Ah more gjysh, po a pe din që jan tallë me ty ata të rinjt më të cilët ke bisedu. -Jo jo, kështu më kanë thanë, vetëm mjekrren duhet me e ngjyrosë.
    Të nesërmen përsëri në mëngjes plaku mori krrylen dhe drejt e në kafene. Eh, tash më regjistro se e sheh që e kam ngjyrosë mjekrren.
  • Ah more mixhe-ia ktheu djaloshi, mjekrren e ke ngjyrosë, mirëpo e sheh që edhe flokët edhe vetullat i ke të bardha, e munden mos me t’pranu. Të pranishmit filluan të qeshin me të madhe, ndërsa plaku tashmë e kuptoi se e gjitha ishte një shaka me te, andaj ngriti krylen për ti ra djaloshit i cili iku me shpejtësi përjashta. Derisa plaku ktheu shpinën për të ikur në shtëpi, disa herë belbëzoi: i pa turp, i pa turp, në këtë moshe të tallet me mua.
    Të rinjtë mbetën duke qeshur me zë, e plaku duke u mbajtur për krryle iku në shtëpi i zhgënjyer dhe duke thënë vet më vete, fort mirë ma punuan, po edhe e kam meritu se kur kam qenë i ri kështu jam tallë me çdo plak.
    Andaj qenka e vërtetë thëna se: “Asgjë s’mbetet për botën tjetër”!
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.