Fundamenti

Mjallby e Djurgarden insistojnë për Fejzullahun

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

E ardhmja e Erton Fejzullahut ende mbetet e paqartë. Sulmuesi me prejardhje kosovare është rikthyer te klubi holandez NEC Nijemengen, pasi i ka skaduar periudha e huazimit te klubi suedez Majallby.

Mirëpo, sipas medieve suedeze, Fejzullahu mund të rikthehet serish në Mjallby për një ofertë më të mirë. Klubi shpreson që futbollisti nuk do ta marrë ndonjë ofertë më të mirë nga ndonjë klub tjetër gjatë kësaj vere.

“Mund të jetë kështu. Nëse nuk vjen ndonjë ofertë më e mirë, ne gjithmonë jemi aty”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Jorgen Martinsson, për mediat suedeze.

Mobi Casa

Mësohet se Mjallby i ka ofruar kosovarit me pasaportë suedeze kontratë dyvjeçare me një rrogë prej 50 mijë krona (rreth 5000 euro) në muaj dhe një klauzolë që këtij ekipi duhet t’i paguhet një përqindje si kompensim për transferimin e ardhshëm.

Mirëpo, sipas mediave suedeze, skuadra e njohur nga ky vend Djurgarden mund të jetë kandidat serioz i Majllbyt, pasi i ka ofruar rrogë më të madhe Fejzullahut. E ky i fundit thotë se asgjë nuk ka konkrete.

“Janë shumë gjëra që duhet të sqarohen, jo vetëm rroga ime. Asgjë nuk është vendosur deri tash, gjithçka varet nga ajo se çka mund të ofrojë Mjallby. Për klubet tjera të interesuara nuk dua të komentoj, gjatë këtij afati do të dihet gjithçka”, ka theksuar sulmuesi kosovar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.