GRANDEMALL

Mitet e bukës, çfarë dini gabim

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Jo shumë kohë më parë buka ishte një nga produktet kryesore të dietave. Por vitet e fundit është përjashtuar nga çdo dietë duke e konsideruar si produkt që shkakton fryrje ose produkt i pasur me sheqer dhe yndyrë. Edhe ata që e konsumojnë shpesh ndihen fajtorë për këtë. Por a janë të vërteta këto që thuhen?

1- Po hëngre bukë, fiton kalori.

E vërteta- Nëse hahet në sasi të kufizuar, buka nuk të bën të shtosh peshë. Është mirë të kujdesesh që dieta jote të përmbajë patjetër sasi të vogël buke në mënyrë që të jetë e mirëbalancuar, edhe nëse humbja e peshës është qëllimi i dietës. Përpiqu të shmangësh bukën e bardhë, pasi është e zhveshur nga shumë vitamina, minerale, fibra.

Miti 2- Buka e zezë është më e shëndetshme se buka e bardhë.

E vërteta- Buka e zezë është menduar si një zgjedhje më e shëndetshme, por sipas një analize, në shumë lloje të bukës të zezë është gjendur miell i pasitur dhe me nivele më të larta të sheqerit krahasuar me bukën e bardhë. Nuk ka dyshim që për nga përmbajtja e mineraleve, fibrave dhe vitaminave që ofron, buka e zezë është më e mirë, por për të shmangur sheqerin ose ëmbëlsues të tjerë që mund të ndodhen në përmbajtje të saj, kontrollo gjithmonë etiketën. Qëndro larg nga bukët e gatshme të ndara në feta të prodhuara në sasi të mëdha.

Fundamenti

bukeeMiti 3- Buka nuk bën mirë për sheqerin që ndodhet në gjak.

E vërteta- Buka është karbohidrat dhe kur hahet vetëm mund të ulë energjitë, prandaj kombinimi i bukës me proteina, si: gjalpë, djathë këshillohet nga dietologët.

Miti 4- Buka shkakton fryrje.

E vërteta- Nuk ka asnjë shkak që buka të shkaktojë fryrje. Kjo varet nga organizmi dhe sistemi i tretjes. Buka mund të shkaktojë fryrje tek individë të veçantë dhe kjo për shkak disa faktorëve. Disa individë konsumojnë bukë gruri, e cila është e vështirë për t’u tretur nga organizmi i tyre, ndërsa për disa të tjerë janë shkak majaja ose gluteni. Ha bukë thekre dhe organizmi yt do ta tresë më lehtë./Cosmopolitan/Përgatiti: Elena Beta/gazeta shendeti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.