UBT

Miss Bota e ardhme (?) lindi me mbarsim artificial

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Charlotte Holmes, përfaqësuesja e Anglisë në zgjedhjen e këtij viti për “Miss World”, ëndërron të bëhet Miss Bota e parë, e cila ka lindur me mbarsim artificial.

Siç citojnë mediet britanike, bukuroshja 23-vjeçare ka lindur në sajë të një programi të mbarsimit “in vitro” të profesorit, Robert Winston, të cilin nëna e saj e ka bërë në vitin 1988 pas tetë viteve të pafrytshme që të mbetet shtatzënë. “As unë as motra ime Lucy nuk do të ishim sot këtu pa ndihmën e profesorit Winston. Unë i detyrohem atij jetën dhe do të isha e entuziazmuar nëse do të bëhesha e para Miss Bota që u lind me mbarsim artificial”, tha Holmes.

KKVITI

Konkursi për Miss Bota do të mbahet më 18 gusht në Ordos të Mongolisë, ndërsa anglezja e re do të konkurrojnë për titullin e lakmueshëm edhe me 119 vajza të tjera nga e gjithë bota.

Në këtë eveniment do të paraqitet edhe dy bukuroshe shqiptare, Floriana Garo, dhe bukuroshja me prejardhje nga trevat shqiptare të Malit të Zi, Martina Ivezaj, e cila është shqiptarja e parë që do të përfaqësojë Gjermaninë në “MissWorld”.