UBT

Misioni i SHBA’së në OSBE i quan provokuese veprimet e Qeverisë në Veri, ka një thirrje për Kosovën dhe Serbinë

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Misioni i SHBA’së në OSBE ka dalë me një reagim mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Amerikanët shprehin shqetësim për “veprimet e pakoordinuara dhe provokuese të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat kanë pasur efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë”.

Sipas tyre, Qeveria e Kosovës, me veprimet e saj “i vënë qytetarët kosovarë dhe ushtarët e KFOR të udhëhequra nga NATO në rrezik më të madh dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar”.

Misioni i SHBA’së në OSBE i bën thirrje sërish Kosovës që “Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, siç është rënë dakord nga të dyja palët”.

Në reagim theksohet se SHBA mbetet e përkushtuar për mbështetjen e marrëdhënieve paqësore mes Serbisë dhe Kosovës dhe se normalizimi në fund duhet të çojë në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Reagimi i plotë nga Misioni i SHBA’së në OSBE të cilin e ka publikuar në faqen e saj Ambasada Amerikane në Kosoë:

Eco Higjiena

Ne kemi shprehur shqetësimin tonë lidhur me veprimet e pakoordinuara dhe provokuese të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat kanë pasur efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë. Ata i vënë qytetarët kosovarë dhe ushtarët e KFOR të udhëhequr nga NATO në rrezik më të madh dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë Misionin në terren të OSBE-së në Kosovë, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcën e Kosovës, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit.

Ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën si një demokraci sovrane, multietnike dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të saj që të promovojnë një shoqëri që respekton të drejtat gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, siç është rënë dakord nga të dyja palët.

Ne e shohim të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe të integruar plotësisht në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Dialogu i normalizimit i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mënyra për të siguruar që Kosova të ketë marrëdhënie më të mira me fqinjët e saj dhe të përparojë në rrugën e saj evropiane. Ne përsërisim thirrjen tonë për Kosovën dhe Serbinë që të ecin përpara me urgjencë në zbatimin e marrëveshjes që arritën në mars 2023. Përfundimisht, Shtetet e Bashkuara besojnë se normalizimi duhet të çojë në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët tanë të BE-së, në mbështetje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në bazë të marrëveshjeve dhe detyrimeve të tyre të Dialogut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.