ARKATANA

Misioni i ri i EULEX-it, në kundërshtim me një rezolutë të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

​Kur Kuvendi debatonte në korrikun e vjetëm për krimet e luftës, deputeti Nait Hasani kishte bërë thirrje për vëmendje, pasi kishte parë një zhvillim që nuk kishte ngjarë deri atëherë. Partia më e madhe në pushtet dhe subjekti më i zhurmshëm opozitar po i bashkonin votat, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ndoshta është sinjikative aq sa analistët nuk kanë mundur ta parashikojnë”, pati thënë Hasani. “Për herë të parë Partia Demokratike e Kosovës dhe lëvizja ‘Vetëvendosje’ bëjnë koalicion për një rezolutë”.

UBT

Kishte thënë kësisoj në seancën plenare, ku debatohej për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, të Qeverisë së Kosovës dhe periudhën e transicionit të kompetencave nga EULEX-i tek institucionet vendore. Në këtë seancë të braktisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës qe votuar rezoluta me të cilën kërkohej nga Qeveria që deri më 1 shtator 2013 të sjellë në Kuvend planin transicional drejt përfundimit të mandatit të këtij misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë. Data e përmbylljes së mandatit parashihej të ishte 15 qershori i 2014-s. Ishin edhe disa kërkesa të tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.