Fundamenti

Misioni i EULEX-it në Gjilan ndihmon stadiumin e qytetit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Misioni në largim i EULEX-it në Gjilan ka ndihmuar me pajisje teknologjike, inventar në banka e tavolina dhe kontejner objektin e stadiumit të qytetit tha Veton Nevzadi.

Misioni i EULEX-it në Gjilan , pak para largimit është treguar zemërgjerë. Ky mision tashmë ka ndihmuar disa drejtori me kompjuter, dhe gjësende tjera të nevojshme si inventar e infrastrukturë.

Veton Nevzadi drejtor për kulturë e sport tha për rajonipress se EULEX-i pak para se të largohej nga Gjilani ka ndihmuar edhe këtë drejtori dhe në veçanti ka ndihmuar stadiumin e qytetit në Gjilan. “Objekti i stadiumit ku ndodhet zhveshtorja , sallat për ligjërata dhe trajner e refer është ndihmuar me pajisje si inventar në banka e tavolina, mjete për fikje të zjarrit dhe një kontejner të madh”.

FIDANISHTJA

Nevzadi tha se kjo ndihmë e ka pajisur me infrastrukturë edhe ashtu të varfër stadiumin e qytetit . Sipas Nevzadit ky objekt ka përfituar nga EULEX dhe një teknologji për vendosjen e kamerave.

Nevzadi tha se stadiumi i qytetit pas rregullimit të fushës , me këtë ndihmë e bënë edhe më të sigurt edhe në rastet e ndryshme të sulmeve apo huliganizmave të ndryshëm. “Ne i jemi mirënjohës EULEX-it sepse ka qenë dëshira e tyre që të përzgjedhin pikërisht objektin e stadiumit të Gjilanit “ tha Nevzadi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.