Hidromorava

Misioni Ferra

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Maksim Ferra deklaron se për Agjencinë e tij të Kërkimit e Investigimit (AKI) punojnë policë, agjentë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës e shumë të tjerë.

Por ai nuk e pranon se puna dhe organizata që drejton më shumë i ngatërron gjërat sesa që zgjidh probleme. Ai pretendon se po i ndihmon Kosovës e Shqipërisë, e më shumë se atyre, familjeve që kanë të humbur, fëmijë e gra të trafikuara, shkruan Express.

Ju flet Ferra. Maksim Ferra!
Ky është personi që i bënë karshillëk agjencive të ndryshme të zbulimit.

Madje edhe atyre që merren me luftë kundër terrorizimit, trafiqeve e krimit të organizuar.
Vetë Ferra jeton në Shqipëri.

FIDANISHTJA

Për të dyshohet se ka punësuar rreth 50 persona në Kosovë të cilët mbledhin informacione të ndryshme për llogari të qendrës së tij.
Ferra drejton Qendrën Shqiptare të Studimit të Luftës Kundër Terrorizimit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të së cilës funksionon edhe Agjencia e Kërkimit dhe Investigimit (AKI).

Akronimet e kësaj agjencie janë të njëjta me atë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Kjo ka bërë që pjesëtarë të AKI’së së Ferrës, në një rast kur janë ndaluar nga policia e Kosovës, të prezantohen si koleg të shërbimit inteligjent.
Kjo ka ndodhur në fund të vitit të kaluar.

Me 24 nëntor, gazeta Express, ka raportuar se policia kishte arrestuar dy persona nën dyshimet se kanë falsifikuar kartat e identitetit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Ata kishin deklaruar se shef i tyre ishte Maksim Ferra, një shtetas shqiptar, ish-pjesëtar i Shërbimit Informativ Shtetëror.
Të arrestuarit ishin shprehur se Ferra në atë kohë dyshohej se 52 personave të rekrutuar, ua kishte marrë nga 2 mijë euro dhe i përdorte ata për qëllime të tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.