Mish nga deponia e mbeturinave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Erë e rëndë, mbeturina gjithandej, pluhur, lloç, ky është vendi në dalje të lagjes “Vranjevc” të Prishtinës ku çdo të martë therren kafshë. Qytetarët shkojnë atje për të blerë mish të freskët.

Ambienti ku mbahet ky Pazar është skandaloz, kushte të tmerrshme ku shitet mishi, shkruan zëri.

Selim Meta nga Sharbani i Podujevës sapo kishe ndarë një qengj për të blerë që kishte kushtuar 100 euro. Therja e tij sapo kishte filluar, ndërsa Selimi ishte i vetëdijshëm se në shtëpinë e tij mund ta çonte një qengj të kontaminuar.

“Është hera e parë që blej këtu. Qenka e tmerrshme, mirëpo tashmë vendosa dhe s’kam se çfarë të bëj. Në shtëpi do të kujdesem që ta pastroj mirë”, ka thënë ai.

Mobi Casa

I vetëdijshëm se nuk po veprojnë drejt në një ambient të tillë ishte edhe vetë pronari që po shiste qengjë, Agim Buzuku.

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë thënë se për ta ai treg është inekzistent pasi që një treg i ri nga kjo komunë për këtë aktivitet është në ndërtim e sipër.

Ndërsa zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë se një gjë e tillë nuk është në kompetencën e tyre. Kompetencat, sipas tyre, për inspektim të tregut i takojnë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Zyrtarë të AUV-së nuk janë prononcuar./Indeksonline/