Fundamenti

Mirvete Klaiqi Rashiti angazhohet për ta zhvilluar Kamenicën të harruar nga pushteti qendror

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Veprimtarja e fundviteve 80’ Mirvete Klaiqi Rashiti e cila nuk u ndal për tre dekada, tani po garon për asamblenë komunale të Dardanës nga Lëvizja Vetëvendosje, duke u munduar që aktivitetin e saj të mos e ndërprejë, por të vazhdojnë kontributin e saj në zhvillimin e shoqërisë në atë zone paksa të harruar nga pushteti qendror.

Në fund të viteve 80’ ajo ishte angazhuar në Lëvizjen Studentore ku kundërshtohej regjimi serb i asaj kohe. Më vonë u angazhua në themelimin e Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve në Anamoravë dhe Gollak ku dolën faqebardhë duke i pajtuar me dhjetëra gjaqe dhe ngatërresa të asaj ane.

Misioni i saj nuk u ndal pas pajtimit të gjaqeve por vazhdoi me luftën për zhdukjen e analfabetizmit. Falë Mirvete Klaiqit dhe Minire Isufit në fillimvitet 90’ u edukuan 60 gratë e fundit të cilat për arsye të ndryshme kishin mbetur analfabete, e prej atëherë ato filluan të ndjehen të barabarta duke pasur mundësi të shkruajnë dhe lexojnë.

Mirvetja u angazhua edhe në aktivitete kulturore e cila bashkë me vëllaun e vet Ganimetin (tani i ndjerë) i cili ishte gazetar dhe kritik letrar e themeluan shoqërinë Naim Frashëri në Dardanë e cila në vitin 1991 në Kosovë e zuri vendin e parë në recitim.

Uji Dea

Sikur para lufte, ashtu edhe gjatë luftës shtëpia e saj ishte çerdhe e çlirimtarëve. Pas lufte

Mirvetja angazhohet në OJQ-në për mbrojtjen të drejtave të grave dhe fëmijëve. Ishte edhe anëtare e asamblesë komunale të Dardanës për disa vite.

Tani Mirvete Klaiqi Rashiti garon prapë në emër të Lëvizjes Vetëvendosje duke u munduar që aktivitetin e saj të mos e ndërprejë, por të vazhdojnë kontributin e saj në zhvillimin e shoqërisë në atë zone paksa të harruar nga pushteti qendror.

Ata që e kanë traditë shërbimin ndaj vendit dhe shoqërisë qenkan të destinuar të mos ndalen kurrë.

Mund të ju interesoj: