Mirusha po mbyllet, storia e saj do të mbetet vetëm si kujtim
Gjilan – Lumi Mirusha në qendër të qytetit ku edhe ka kundërmuar me vite të tëra ka nisur të mbyllet me pllaka të betonit. Agim Zuzuaku thotë se shumë shpejt storia e lumit Mirusha do të mbetet vetëm si një kujtim.
Kompania “Bejta Comerc” e cila është punëkryese e punimeve në projektin e lumit Mirusha ka nisur të vendos pllakat e betonit që përshkon lumin Mirusha në qendër të qytetit.
Agim Zuzaku drejtor i zhvillimit ekonomik thotë se tashmë storia për lumin Mirusha do të mbetet vetëm si një kujtim.”Shumë shpejt storia e lumit Mirusha do të mbetet vetëm si një kujtim” ka shkruar Zuzaku.
Edhe Adem Kqiku nga “Bejta Comerc” ka shkruar në fb se dalëngadalë me një vullnet e dëshirë duke i harruar të gjitha sakrificat që kemi hasur, mirëpo me një punë të pandalshme po arrihet që të harrojmë kundërmimin e dhjetëra viteve. “Edhe pse kanë mbetur edhe ca punë finale kjo punë e mirë po bëhet vetëm për qytetin e banorët e mirë të Gjilanit” ka shkruar Kqiku.
Ndryshe projekti i lumit Mirusha ka nisur në qeverisjen e Qemajl Mustafës si një nga projektet me prioritet për Gjilanin./rajonipress/


