FITORJA

Mirupafshim më 2016?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjykata Kushtetuese javën e ardhshme do ta publikojë vendimin për ndryshimet kushtetuese. Burime të Expressit thonë se kjo gjykatë pritet të konstatojë se shkurtimi i mandatit të Presidentes aktuale është në kundërshtim me Kushtetutën.

Kështu, Atifete Jahjaga mbetet në Presidencë deri në vitin 2016. Në PDK, thonë se do ta respektojnë vendimin, e LDK’ja i kërkon Jahjagës që t’i përmbahet marrëveshje së tre liderëve.

Në javën e tretë të këtij muaji, Gjykata Kushtetuese do të konfirmojë qëndrimin e Atifete Jahjagës se shkurtimi i mandatit të saj, përmes ndryshimeve kushtetuese, është në kundërshtim me dokumentin më të lartë juridik të shtetit.

Burime të Expressit brenda Gjykatës kanë treguar se argumentet e Presidentes për jokushtetutshmërinë e shkurtimit të mandatit të saj, qëndrojnë plotësisht.

Hidromorava

Jahjaga ka përmendur tri argumente dhe tri nene të Kushtetutës që e pamundësojnë largimin e saj nga Presidenca deri në përfundimin e mandatit pesëvjeçar.

Në shkresën që e ka publikuar Express, të shtunën, thuhet se Amendamenti i Dhjetë që parasheh përfundimin e mandatit është në kundërshtim me Nenin 24, 45 dhe 91 të Kushtetutës.

Sipas Presidentes, marrja e mandatit të saj shkel të drejtat themelore të njeriut për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur; është në kundërshtim me ndarjen e pushteteve, pasi ndryshimet kushtetuese nxjerrin automatikisht aktvendim për një individ; si dhe shkarkimi i Presidentit nuk është paraparë të ndodhë me amendamente kushtetuese, siç kanë planifikuar të bëjnë deputetët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.