Mobi Casa

Mirupafshim!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq, nuk do t`i shtrëngojnë më duart. Këtë të paktën nuk do ta bëjnë në cilësinë e udhëheqësve të qeverive aktuale të Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, ka hequr dorë nga përpjekja që t`i takojë kryeministrat para zgjedhjeve në Serbi, kanë bërë të ditur burime të gazetës.

FITORJA

Kjo ka ndodhur pavarësisht insistimit të Brukselit që gjithsesi të organizohet edhe një takim për të arritur tri pajtime, pa të cilat, zbatimi i marrëveshjes së Brukselit është i pamundshëm. Kosova dhe Serbia nuk janë marrë vesh ende për gjykatat, shpërbërjen e formacionit paraushtarak “Civlina Zastitna (serb v.j.)”, si dhe nuk janë pajtuar ende për statutin e Asociacionit/bashkësisë së komunave serbe. Kësisoj, marrëveshja e parë e normalizimit të marrëdhënieve është e pazbatueshme.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se ekipi i ndërmjetësues Ashton do të provojë që një takim të radhës ta aranzhojë fill pas zgjedhjeve në Serbi, qysh në javën e parë pas 16 marsit, por në një situatë kur Beogradi nuk e ka të emëruar qeverinë e re, vështirë se do të mund të mbahet takimi…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.