UBT

Mirkovič më shumë rri në kafiteri sesa në zyre

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – në një raport të GAP-it rreth qeverisjes në Komunën e Kllokotit thuhet se në pjesën më të madhe të orarit të punës kryetari i Kllokotit, Saša Mirkovič nuk qëndron në zyre dhe gjatë kësaj kohe nuk ushtron ndonjë aktivitet komunal. Ai zakonisht shihet në kafiteritë e qytetit.

Sipas burimeve të GAP-it, kryetari i Kllokotit ka edhe me javë të tëra që nuk shkon në zyrën e tij të punës në komunë. Kjo ngjet edhe me stafin tjetër të Komunës. “Nuk ka rregull, disiplinë, përgjegjësi dhe llogaridhënie për vendin e punës dhe as për orarin zyrtar të punës. Veturat zyrtare (7 të tilla) përdoren pa kriter dhe zakonisht shfrytëzohen për distanca të largëta, jashtë territorit të komunës.

Sipas GAP-it ,Komuna e Kllokotit ju ka mundësuar të gjithë të punësuarve shkuarjen dy ditë në Shqipëri (Durrës), kjo ka ngjarë në fillim të muajit shtator të 2011. 35 persona kanë shkuar nga gjithsej 57 të punësuarve.

FIDANISHTJA

Menjëherë pas kësaj, kryetrari i Kllokotit ka kërkuar që stafi të dërgohet (në formën eskurzionit) edhe në Beograd. Kjo është realizuar, por kanë shkuar vetëm femrat e punësuara në Komunë. Vizita ka zgjatur nga e premtja deri të dielën në javën e parë të tetorit të vitit 2011.

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm i cili i referohet vitit 2010 nxjerr konstatim se rregullat e prokurimit publik ne Komunën e Kllokotit në shumë raste nuk janë përfillur, gjë kjo e cila sipas Auditorit lë të hapur mundësinë për keqpërdorimin e parëse publike thuhet ndër të tjera në raportin e GAP-it./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.