RCCOLA

Mirjeta: Kërkoj shumë nga vetja

/ 2 minuta lexim

Modelja e njohur Mirjeta Shala e cila po vazhdon punën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht po shijon suksesin e saj duke qenë pjesë e kompanisë më të madhe në Amerikë “Donald Trump”.

Ndonëse modelja për të pasur më të sigurt këtë punë, gjatë këtyre ditëve është duke punuar në çështjen e vizës së punës e cila do t’i shërbejë kudo në botë.

“Gjatë këtyre ditëve ndodhem në Kosovë, ku jam duke punuar në marrjen e vizës së punës. Këtë vizë do ta marrë nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Shkup dhe me këtë vizë do të kem të drejtë të punoj në profesionin tim të modelimit”, ka thënë ajo për “Zëri”. Mirjeta së fundi ka realizuar edhe një set fotografish me fotografin e njohur botëror Fadil Berisha. Ajo ndjehet e lumtur që vazhdon të ketë bashkëpunime me të.

Eco Higjiena

“Më gëzon fakti se Fadili është një person që ju del në ndihmë të gjithëve dhe një mbështetje e kam nga ai. Jam shumë e lumtur me realizimin e një seti fotografish që vetëm dora e tij mund të realizoj foto të tilla profesionale”, shton ajo. Mirjeta gjatë muajit shkurt do të kthehet në Amerikë, ku atje e presin mjaftë shumë punë në projekte të reja.

“Kam punuar shumë në SHBA me shumë disenjatorë të sfilatave, ku vlen të ceket edhe reklama për “Cabana”. Gjithashtu vazhdoj punën edhe në agjencinë e njohur ‘Trump’, ku e vlerësoj mjaftë shumë punën në të. Natyrisht se synimet e mia janë për një karrierë edhe më të mirë. Në fakt jam një person që kërkoj shumë nga vetja, prandaj vazhdimisht jam në angazhime”, shprehet në fund Mirjeta.