Eko Higjiena

Mireshi vazhdon ta mbajë të pastër ambientin, shembull për tërë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rinia e fshatit Dobërqan (Miresh), ka ndërmarrë një aksion për pastrimin dhe rregullimin e pjesës së pasme së shtëpive të shëndetit dhe asaj të kulturës, ku morën pjesë një numër i të rinjve të cilët me vullnet të madh dhe të zellshëm në punë, arritën që për një kohë të shkurt ta përfundojmë aksionin me sukses ka shkruar Arlind Abdyli.

“Aksione të tilla nuk na marrin shumë kohë as nuk kërkojnë shumë mund thjeshtë duhet te kemi vullnet, mirëkuptim, unitet, e pastaj as nuk ndjemë lodhje e s`ka si të na duket humbje kohe kur në fund përfundojmë diçka me kënaqësi dhe buzëqeshje” ka shkruar Arlind Abdyli.

Mobi Casa

Abdyli ka thënë se të hënën formohet grupi punues që do të formohet në kuadër të rinisë së fshatit ku mendohet të zgjidhet nga një përfaqësues prej secilës lagje të fshatit që në të ardhmen të kemi mundësi të zgjerohemi dhe të organizojmë aksione të ndryshme nëpër gjitha lagjet e fshatit pavarësisht natyrës së aksioneve që ndërmerren qofshin ato kulturore, humanitare, apo edhe pastrimi” ka thënë ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.