Fundamenti

Mireshi nuk ndalet, nis aksion të madh për të pastruar rrugët, nuk e presin komunën

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Fshati Dobërqan i njohur për pastërti dhe organizim kolektiv për të shtunën ka thirrur një aksion të madh për të pastruar rrugët e Moravës. Sadat Salihu aktivist thotë se edhe pse kjo është obligim i komunës ne nuk do ta lejojmë ndotjen e ambientit.

KKGJILAN

Aksioni përfshinë pastrimin e rrugëve në Moravë të Doberqanit dhe fillon në ora 17.00 këtë të shtunë. “Edhe pse e kanë për obligim komuna e Gjilanit prapë nuk presim nga ata që të vijnë e ta pastrojnë rrugën e Moravës pasi është shumë e mbushur me rërë dhe pluhuri i mall që po shkakton ndotjen e ambientit e që më së shumti i rendon fëmijët, pleqtë, dhe të gjithë banorët e kësaj lagje” ka shkruar Sadat Salihu aktivist i LVV i cili ka folur edhe në emër të mahallës së njohur rruga e Moravës./rajonipress/