Mireshi jo vetëm i pastër, por edhe me pamje mahnitëse
Gjilan – Fshati Miresh (ish Dobërqani), pos që ka marrë epitetin si fshati më i pastër në Kosovë me standarde evropiane, ai në fakt është edhe fshat mahnitës për nga bukuria. Lumi në mes, pastërtia gjithkah dhe kudo në fshat e bëjnë edhe më atraktiv.
Fshati Miresh njihet si fshati evropian kosovar. Këtë e dëshmoj me punë, me organizime vullnetare nga ana e banorëve, me aktivitete të shumta kushtuar fshatit, mërgimtarëve.
Një fshat për lakmi dhe kjo e radhiti si fshatin më të organizuar në Kosovë. Por nuk është vetëm ky element që Mireshin e bënë të krenohet. Fshati ka një pamje dhe bukuri mahnitëse. Lumin që ka në mes i jep pamje atraktive derisa pastërtia përreth lumit e shton hijeshinë kudo.
Janë lulet, pemët dhe pishat zbukuruese që ndodhen kudo që i shtojnë peizazh fshatit. Është parku që mbahet pastër dhe i jep oksigjen fshatit. E kush nuk do ta donte këtë pastërti e këtë pamje zbukuruese./rajonipress/


