Mireshi i vogël i harruar nga pushteti komunal, rruga që kurrë nuk u përfundua
Gjilan – Sadat Salihu që është kandidat për këshilltar komunal nga LVV thotë se Mireshi i Vogël është harruar nga pushteti aktual.
Sipas Salihut më 02.07.2016 ka filluar rregullimi i rrugës tek Muhagjirt e Mireshit, ku ishte njëra ndër premtimet e pushtetit në shkuarje. Ky ishte premtim direkt i Lutfi Hazirit, por ai sikurse shume premtimet tjera edhe këtë nuk e mbajti. Interesat personale të tyre për afro 200 m të pa shtruara i la mbi shtëpitë pa asfalt dhe erdhi i përuronte në gjysmë rrugët dhe premtoi se në mars 2017 do të vazhdojnë përfundimet e rrugëve, por as kjo nuk ndodhi. Ne si Lëvizje Vetëvendosje do ta kthejmë besimin dhe kujdesin ndaj bashkëvendësve tanë ka shkruar Salihu./rajonipress/


