Mireshi e përballon vapën, falë pastërtisë së lumit
Gjilan – Fshati Miresh është i njohur për pastërtinë e madhe që ka përgjatë lumit dhe në tërë fshatin. Pastërtia e madhe ka bërë që shumë banorë në këtë vapë të madhe të pushojnë dhe të freskohen buzë lumit.
Burim Kastrati i cili edhe ka dërguar fotot e lumit Miresh thotë se shumë banorë në këtë vapë të madhe po freskohen dhe po qëndrojnë përgjatë hapësirave gjelbëruese të lumit. “Përkundër vapës së nxehtë që po mbretëron në vendin tonë, Lumi që kalon nëpërmes fshatit Miresh përpos që po e freskon fshatin nga pastërtia po e bënë që banorët të freskohen dhe të qëndrojnë rreth tij në këto temperatura të larta” na ka shkruar Burim Kastrati./rajonipress/


