GRANDEMALL

Mirëqenia e fëmijëve është obligim institucional

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Bujar Nevzati drejtor i arsimit ka thënë se të drejtat e fëmijëve janë të garantuara ndërkombëtarisht,derisa institucionet komunale po bëjnë më të mirën e mundshme që fëmijët të ndihen të lumtur dhe të avancuar në të gjitha fushat.

Dita ndërkombëtare e fëmijëve është shënuar edhe në Gjilan. Zyra e kryetarit kishte organizuar një pritje solemne për fëmijët e të gjitha nacionaliteteve. Nxënës, shqiptarë,turq, serb e romë kanë qenë në eskortën e pritjes tek kryetari i komunës.

Bujar Nevzati drejtor i arsimit duke folur para nxënësve dhe duke elaboruar të drejtat e tyre tha se të drejtat e fëmijëve janë të garantuara ndërkombëtarisht,derisa institucionet komunale po bëjnë më të mirën e mundshme që fëmijët të ndihen të lumtur dhe të avancuar në të gjitha fushat.

Mobi Casa

Komuna e Gjilanit mund të krenohet në këtë drejtim sepse tashmë kemi ndërtuar shkolla,çerdhe,konvikte,institucione edukuese,parqe gjelbërimi etj. “Përkushtimi ynë për të pasur fëmijët jetë të rehatshme dhe dinjitoze nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë” tha Nevzati.

Edhe, Shefik Surdulli përgjegjës i zyrës për Informim tha se mirëqenia e fëmijëve është obligim institucional sepse atyre u duhet një edukim dhe shkollim më cilësor tha Surdulli.

Hanumshahe Rexhepi nga njësia për të drejtat e fëmijëve në kuadër të Komunës dhe Lirije Klaiqi zyrtare për barazi gjinore thanë se vet fakti që sot janë bashkë edhe shqiptarë,serb,turq e romë,dëshmon qartë për përkushtimin që po tregon shoqëria gjilanase dhe institucionet e saja për të ecur përpara dhe për të respektuar të drejtat e garantuara edhe me konventat evropiane./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.