ARKATANA

Mirëpriten Admir Doçi dhe 4 kitaristë tjerë shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në skenë janë paraqitur edhe mjeshtri i njohur shqiptar i kitarës, Admir Doçi dhe katër instrumentistë nga Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar.

Shtëpia e artistëve në Boswil ka qenë dy herë gjatë ditëve të fundit në shenjë të tingujve të kitarës. Një javë pasi që legjenda australiane e kitarës John Willias së bashku me John Eheridge kishte dhënë një koncert mjeshtëror para tribunave të mbushura plot të kishës së vjetër në Boswil, të hënën janë ngjitur në skenë jo më pak se 55 kitaristë e kitariste.

„Guitar Sound Orchestra“, ansambli i kitaristëve të rinj të Cyrihut, e përbërë nga studentë të shkollave të larta të muzikës në Bernë dhe në Lugano kanë bartur barrën më të madhe të koncertit., shkrun “Aargauer Zeitung”.

Por, në skenë janë paraqitur edhe mjeshtri i njohur shqiptar i kitarës, Admir Doçi, pastaj ai gjermanTilman Hoppstock, trioja gjermane TrioConBrio dhe katër instrumentistë nga Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar. Të gjithë së bashku kanë bërë që Boswil-i të jetojë me tingujt e kitarës për plot pesë orë. Nën moton „Boswil Guitar“ instrumentistët kanë sjellë në skenë gjatë këtyre orëve 18 vepra të kompozitorit kuban Leo Brouwer.

Uji Dea

Kitaristi shqiptar Admir Doçi ka mbaruar universitetin e arteve të Cyrihut në vitin 2004, te profesori Anders Miolin.

Pas diplomimit me cilësinë më të lartë, përfundoi shkallën “Master për performance”.

Doçi ka fituar më se 10 çmime në konkurse të ndryshme ndërkombëtare. Ndërkohë punon si pedagog në shkollën e mesme kantonale në Küsnacht, Zvicër.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.