UBT

Mirënjohje dhe ekskursion për pjesëmarrësit në garat e diturisë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Autoritetet komunale dhe arsimore të Gjilanit kanë organizuar të enjten pritje për 80 nxënës, të cilët kanë marrë pjesë në gara të ndryshme shkollore, komunale, republikane, mbarëkombëtare dhe evropiane, ku kanë arritur rezultate të kënaqshme, të cilëve u kanë ndarë mirënjohje si dhe i kanë shpërblyer me një shëtitje një ditore nëpër Kosovë.

Bujar Nevzati, drejtor komunal për Arsim, pasi i ka përgëzuar nxënësit për këto suksese, ka thënë se kjo është një arritje e veçantë e nxënësve gjilanas. Janë mbi 80 nxënës të shkollave të Gjilanit, të cilët kanë arritur suksese maksimale në këto gara dhe ky sukses na bën krenarë të gjithëve, ka thënë ai.

Drejtori i Arsimit tha se nxënësit e kësaj komune kanë arritur përherë rezultate të mira në kuizet e dijes, por sivjet vlen të veçohet suksesi i tyre në të gjitha këto gara, që nga niveli shkollor, deri te garat evropiane. “Jemi shkolla më e mirë e Kosovës në të gjitha lëmenjtë”, ka thënë Nevzati.

Mobi Casa

Nevzati ka falënderuar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për këto suksese të arritura në garat e dijes, duke nënvizuar se nxënësja Doruntina Sylejmani, është shpallur kampione e katërfishtë.

Kurse Omer Daku, nënkryetar i Komunës, tha se ne u gëzohemi sukseseve të nxënësve tanë, sepse ata janë perspektiva e këtij vendi. “Rezultatet e juaja na bëjnë krenarë ne dhe Kosovën sepse ju shumë shpejt mund të menaxhonim me të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Daku, ndërkohë që ka premtuar se institucionet komunale do të vazhdojnë të jenë në përkrahje të vazhdueshme të arsimit./rajonipress/