RCCOLA

Miratohet buxheti për vitin 2017

/ 4 minuta lexim

Kamenicë – Begzad Sinani ka shprehur falënderim për Kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës, që e kanë mbështetur komunën e Kamenicës duke investuar në projekte të ndryshme, si dhe kanë gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen, këtë vit do të filloj realizimi i projekteve që kapin shumën 42 milion euro në Kitkë -Energjia me Erë në Novoselë ai i energjisë solare në vlerë prej 5 milion euro ) prandaj nuk duhet shikuar gjërat vetëm në mënyrë pesimiste. Realizimi i projekteve të ujësjellësve të filluar, ndërtimi i objektit të shkollës në Busavatë, urës në fshatin Topanicë etj. Ne kemi realizuar edhe projekte me donator që nuk ishin të planifikuara për këtë vit.

Kuvendarët i aprovuan të gjitha pikat e parapara për seancën e nëntë, Kryesuesi i Kuvendit z.Bajram Dërmaku, para këshilltarëve për rend të ditës i propozoi edhe dy pika të reja, njëra kishte të bënte me ndryshimin e një vendimi nga viti 2002 për këmbimin e pronës komunale me atë private për nevoja të ndërtimit të fushës sportive të shkollës “Dëshmorët Kombit” në qytetin e Kamenicës, tjetra ishte një kërkesë nga grupi i grave.

Në ketë seancë morën pjesë: kryetari i komunës Begzad Sinani, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësuesit e OJQ-ve nga Kamenica, anëtarët të ekipit komunal të OSBE-së, mjetet lokale të informimit.

Pika më e rëndësishme e cila ishte edhe me diskutime nga këshilltarët ishte, Shqyrtimi i Draft-Buxhetit Sh. 05 Nr. 28725 i datës 01.09. 2016, për periudhën 2017-2019. Për punën e draftit, aktivitet dhe procedurat e respektuara deri në këtë finalizimin para këshilltarëve e sqaroi zyrtari i kryesor financiar Naser Hashani, i cili ndër tjerash tha, edhe pse ka rritje të tërësishme të buxhetit për 5.44 në disa kategori kemi rënie të dukshme sidomos në investime kapitale kanë rënë në vlerë prej 124,000(njëqind e njëzetë e katër mijë euro).

Mobi Casa

Për buxhetin e zvogëluar diskutuan Jeton Biqkaj, Arsim Thaqi, Satmifer Kryeziu. Për këtë zvogëlim të buxhetit nuk ishin të brengosur jo vetëm opozita por të gjithë këshilltarët komunal.

Kryetari i njoftoi për kërkesën të cilën ia kishte dërguar Ministrisë së Financave, e cila iu ishte bashkëngjitë draftit të buxhetit, ku shpreheshin shqetësimin e tij për buxhetin që është paraparë në draftin aktual, kam kërkuar që të shtohet vlera në disa kategori buxhetit komunal edhe për 800.000 euro, që do të reflektonin një funksionalitet më efektiv të komunës.

Sinani po ashtu shprehu falënderim Kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës, që e kanë mbështetur komunën e Kamenicës duke investuar në projekte të ndryshme, si dhe kanë gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen, këtë vit do të filloj realizimi i projekteve që kapin shumën 42 milion euro në Kitkë -Energjia me Erë në Novoselë ai i energjisë solare në vlerë prej 5 milion euro ) prandaj nuk duhet shikuar gjërat vetëm në mënyrë pesimiste. Realizimi i projekteve të ujësjellësve të filluar, ndërtimi i objektit të shkollës në Busavatë, urës në fshatin Topanicë etj. Ne kemi realizuar edhe projekte me donator që nuk ishin të planifikuara për këtë vit.

Kuvendarët pas shqyrtimit e aprovuan edhe planin e punës për kuvendin komunal. U shqyrtua edhe pika e cila ishte e propozuar nga kuvendarët në seancën e kaluar që të raportojnë, Drejtoria e Financave dhe Buxhetit, shpenzimet e telefonisë mobile, shpenzimeve për mirëmbajtjen e automjeteve, dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit, për shpenzimet e telefonisë fikse. Edhe pse ka zvogëlim të shpenzimeve për karburante, disa automjete u tha kanë bërë harxhime të mëdha në karburante, si edhe disa drejtori kanë bërë më shumë shpenzime në telefonin fikse e mobile se disa tjera. Drejtoresha, e Financave dhe Buxhetit arsyetoi shpenzimet për këtë drejtori të cilat ishin të domosdoshme për kryerjen e aktiviteteve të kësaj drejtorie./rajonipress/