ARKATANA

Miratohen vendime me rëndësi në mbledhjen e katërt të Kuvendit Komunal në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
HW

Kamenicë – Kuvendi Komunal në Kamenicë ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt, ku janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë pikash me rëndësi për funksionimin institucional dhe zhvillimin lokal. Mbledhja u drejtua nga kryesuesja Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa të pranishëm ishin kryetari Kadri Rahimaj, nënkryetarja Arta Bajralija, asambleistë, drejtorë komunalë, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë.

Fillimisht u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar, ndërsa në vijim u zhvillua seanca e pyetjeve të legjislativit drejtuar ekzekutivit. Një nga pikat kyçe ishte shqyrtimi dhe aprovimi i raportit financiar buxhetor për periudhën janar–mars 2026, i cili pasqyron ecurinë e shpenzimeve dhe të hyrave komunale në tremujorin e parë të vitit.

Asambleja miratoi gjithashtu vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për punëtorët e NPL “DARDANA” SH.A, si dhe vendimin për dhënien në shfrytëzim të një prone komunale për Policinë e Republikës së Kosovës. Në kuadër të reformave administrative, u aprovua edhe rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në komunë.

FIDANISHTJA

Ndër vendimet e tjera të rëndësishme ishte formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve për PPP “Ecohigjena”, falja e borxheve të papaguara për shfrytëzimin e hapësirave publike, si dhe emërtimi i sheshit “Metush Krasniqi”. Po ashtu, u plotësua lista rezervë për emërtimin e rrugëve dhe hapësirave publike.

Gjatë mbledhjes, kryetari Kadri Rahimaj propozoi tri pika shtesë, të cilat u përfshinë në rend dite dhe u miratuan: rekomandimi për ndarjen e çmimit “Emblema e Kamenicës” për Faruza Kallaba, bashkëfinancimi i një projekti për rehabilitimin e varrezave në Karaçevë e Epërme, si dhe miratimi i draftit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026.

Të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë ato shtesë, u miratuan me shumicë votash, duke reflektuar një konsensus të gjerë politik për çështjet kyçe të komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.