Hidromorava

Minxhozi: Opozita duhet të jetë roje e gabimeve të qeverisë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se Shqipëria pret bashkëpunim me qeverinë e re në aspektin ekonomik dhe në atë politikë. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ambasadori Minxhozi ka thënë se kanë marrë premtim nga kryeministri i ri, se do të vazhdojë bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri. Ai ka deklaruar se Kosova tashmë ka një koalicion të gjerë PDK – LDK, nga i cili pritet për t’u parë se cili është vullneti dhe profesionalizmi i tyre.

Ai ka shtuar se opozita duhet të jetë roje e gabimeve që bëjnë qeveritë. Ndërkaq, duke folur për bashkëpunimin tregtar Kosovë – Shqipëri, Minxhozi ka bërë me dije se ka një rritje të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.

“Një problem i madh në këtë aspekt është se ende ekzistojnë dallime në sistemin fiskal. TVSH-ja në Shqipëri është 20 për qind, këtu është 16 për qind. Për disa artikuj bazë përdorimi në Kosovë, akciza është zero, ndërsa në Shqipëri është rritur. Prandaj, kërkohet një përafrim i nivelit të akcizave midis dy vendeve. Kjo duhet të shikohet në nivelin e dy qeverive”, është shprehur Minxhozi, duke shtuar se është domosdoshmëri absolute të ketë bashkëpunim ndërmjet tregut të Shqipërisë dhe Kosovës.

Uji Dea

“Pra, duke qenë dy tregje të vogla, duhet të jemi shumë bashkëpunues”, ka thënë ai.

Ambasadori Minxhozi ka thënë se mbledhja e parë e dy qeverive ka pasur një aspekt promocional për t’i përcaktuar vijat e përgjithshme të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në mbledhjen e radhës të dy qeverive, e cila mendohet të mbahet vitin e ardhshëm, në fund të marsit apo në fillim të prillit, besoj se do të kemi hapa më konkretë për t’i përmbushur detyrimet e ndërsjella, ku do të kemi rritje të shkëmbimeve tregtare”, ka deklaruar Minxhozi.
Ambasadori Minxhozi e ka vlerësuar ide interesante ndërtimin e një linje hekurudhe Prishtinë – Durrës. Ai ka treguar se për ndërtimin e një hekurudhe të tillë është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.