Mobi Casa

Ministrja Vlora Çitaku viziton Gjilanin

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit ka qëndruar për një vizitë, Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane, me ç’rast është takuar me kryetarin e Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, dhe bashkëpunëtorët e tij, ku kanë biseduar për procesin e integrimit në BE dhe procesin e riatdhesimit.

Kosovës i është dhënë rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave në muajin janar të këtij viti gjatë vizitës që vendit ton i ka bërë Sisilia Malstrom, komisionere për punë të brendshme ku është bërë edhe lansimi zyrtarë i dialogut për liberalizimin e vizave dhe na është thënë se brenda pranverës në Kosovë do të vijë Udhërrëfyesi, dhe shpresojmë që të mos mbetet në ditën e fundit të pranverës tha Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane.

Ajo ka thënë se udhërrëfyesi për Kosovën presim të jetë më rigoroz se sa për vendet e tjera, sepse BE-ja është duke përmirësuar për çdo ditë gabimet që ka mund t’i përsëris me ndonjë shtet tjetër. Edhe sa i përket riatdhesimit në Kosovë ky proces është duke shkuar mjaft mirë dhe veçanërisht në Gjilan. Kemi biseduar këto ditë me ministrin e Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi që kërkesat që vijnë nga niveli lokal të trajtohen më shpejt dhe jemi duke e planifikuar themelimin e një agjensioni i cili do të merrej direkt me këtë çështje.

Sa i përket riatdhesimit edhe këtu Kosova është kushtëzuar, sepse disa vende të rajonit riatdhesimin e kanë filluar në procesin final të liberalizimit ose edhe pasi e kanë marrë udhërrëfyesin, ndërsa ne jemi duke e trajtuar këtë ende pa e marrë këtë dokument. Integrimi bëhet nga Kosova dhe duke punuar çdo ditë në shërbim të denjë të qytetarëve, por assesi nga vizitat jashtë vendit. Unë sot do të takohem me studentë gjilanas për të biseduar me ta lidhur me këtë proces mjaft të rëndësishëm. Kosova vetëm si storie suksesi mund të integrohet në Bashkimin Evropian tha mes të tjerash Çitaku.

Fundamenti

Ndërsa nga ana e tij kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa tha se Gjilani ka bërë një punë mjaftë të mirë sa i përket riatdhesimit dhe riintegrimit të personave të kthyer nga vendet e treta dhe për këtë qëllim komisioni nga Komuna e Gjilanit për çdo ditë është duke punuar me përkushtim të vazhdueshëm në trajtimin e këtij procesi me prioritet.

Nga qeveria kemi marrë një asistencë për këta persona të riatdhesuar në pako ushqimore dhe higjienike. Por si komunë ne kemi asistuar edhe nga buxheti ynë që e ndajmë për rastet sociale, në mënyrë që qytetarët të mos mbeten keq në asnjë moment. Në çdo moment duhet të bisedohet me qytetarët dhe t’u bëhet atyre e qartë se çka në realitet janë integrimet në mënyrë që pastaj procesi të rrjedh normalisht dhe pa pengesa.

Nga ana e tij edhe drejtori i Administratës që njëherit është edhe kryesues i komitetit për riatdhesim theksoi rastet dhe kërkesat të cilat ia ka drejtuar ministrisë për trajtim të mëtutjeshëm.
Ministrja Çitaku më pas ka zhvilluar edhe një takim bashkëbisedimi me studentët e kolegjit “Gjilani” ku ka folur me ta lidhur me procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e integrimeve./rajonipress/