Fundamenti

Ministrja Gërvalla nga vizita në Prokurorinë në Gjilan: Sundimi i ligjit është pikënisja dhe fundamenti i çdo sistemi funksional të drejtësisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot ka vizituar Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku është takuar me Kryeprokurorin Arben Kadriu. Ministrja Gërvalla tha se sundimi i ligjit është pikënisja dhe fundamenti i çdo sistemi funksional të drejtësisë.

Mes tjerash ajo foli edhe për rolin e Prokurorisë për çka tha se është garantues i zbatimit të ligjit në praktikë, përmes ushtrimit të ndjekjes penale dhe trajtimit të rasteve në përputhje me kompetencat ligjore.

“Në fokus të takimit ishte nevoja për përforcimin e kapaciteteve dhe rritjen e mbështetjes profesionale, përfshirë shtimin e numrit të prokurorëve dhe fuqizimin e shërbimeve forenzike si mbështetje e procesit të ndjekjes penale”, tha Ministrja Gërvalla.

UBT

Po ashtu, në takim u diskutua edhe rëndësia e progresit në karrierë dhe e ngritjes profesionale të prokurorëve, si element i domosdoshëm për përmirësimin e performancës dhe forcimin e integritetit në sistemin prokurorial.

“Rikonfirmova qartë përkushtimin tim dhe të Ministrisë së Drejtësisë në mbështetjen e këtij institucioni, në përparimin dhe avancimin e mëtejmë të reformave në sistemin prokurorial, si dhe në çdo përpjekje për forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efektivitetit në praktikë”, deklaroi Ministrja Gërvalla./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.