Eko Higjiena

Ministrja e Integrimeve Europiane në detyrë Mimoza Ahmetaj vizitoi Kamenicën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Ministrja në detyrë e integrimeve europiane Mimoza Ahmetaj, u mirëprit nga kryetari i komunës Begzad Sinani me bashkëpunëtorë.

Kryetari Sinani e njoftoi ministren me të gjitha proceset që po zhvillohen në Komunën e Kamenicës, në veçanti për investimet kapitale të cilat janë realizuar nga shfrytëzimi i fondeve të ndryshme, sidomos ato të Bashkimit Europian, Qeverisë së Republikës Kosovës, HELVETAS-it, etj.

Pastaj foli për të arriturat në realizimin e barazisë gjinore dhe nxitjen e bizneseve të reja. Ai numëroi një listë të gjatë të projekteve të realizuara gjatë këtij mandati. Ndërsa si objekte kapitale të financuara nga BE përmendi objekti i ri i komunës, objekti i shkollës së mesme mikse në Roganë.

Eco Higjiena

Ministrja e Integrimeve Europiane Mimoza Ahmetaj përgëzoi kryetarin Sinani për punët e mira që po i bënë për qytetarët e komunës së Kamenicës njoftoi edhe për mundësitë e tërheqjes së fondeve, nga BE -së e ndër tjerash tha se duhet ta përgatitni një ekip të mirë për përgatitjen e projekteve komunale . Ajo ishte e entuziazmuar me të arriturat në Komunën e Kamenicës. Kryetari Sinani falënderoi edhe qeverinë e kaluar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë për realizimin e shumë projekteve infrastrukturore në Komunën e Kamenicës.

Kryetari Sinani së bashku me Ministren Ahmetaj me bashkëpunëtorë vizituan parkun e qytetit dhe objektin e ri të Komunës së Kamenicës dhe disa biznese të cilat i udhëheqin femrat në qytetin e Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.