ARKATANA

Ministria e Zhvillimit Ekonomik i takon AKR-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sekretari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Ibrahim Makolli beson se finalizimi i marrëveshjes për ndryshimet në Qeveri do të ndodhë shumë shpejt dhe se Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të qeveriset nga AKR-ja. Për këtë, sipas tij, tashmë janë pajtuar kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Në një intervistë për “Tribunën”, Makolli ka thënë se shtyrja e deritashme e marrëveshjes për ndryshimet në qeveri nuk ka ndikuar në prishjen e raporteve në mes të partnerëve në koalicion. Duke folur rreth përpjekjeve që Ministria e Diasporës po bën në organizimin e mërgatës, Makolli ka shpjeguar se kjo ministri është duke hartuar një strategji pesëvjeçare.

United Hospital

Ai ka thënë se po bën përpjeke që tash e tutje mërgata të këtë të drejtë që në zgjedhjet e ardhshme të zgjedhë dhe të jetë e zgjedhur, duke pasur mundësi që mërgimtarët të votojnë në shtetin në të cilin jetojnë dhe veprojnë. “Ne tani jemi duke punuar edhe me dikasteret e tjera që e drejta për të votuar t’i ofrohet mërgatës sonë edhe në vendin ku jeton. Kjo i bie që të organizohen zgjedhjet edhe në vendet ku jetojnë ata, në mënyrë që të realizohet kjo e drejtë kushtetuese”, ka thënë Makolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.