Fundamenti

Ministria e Rozeta Hajdarit e fut në listë të zezë kompaninë që s’e furnizojë me grurë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova vazhdon të ketë telashe në sigurimin e grurit për nevoja të rezervave shtetërore.

Në vitin që lam pas ministria përkatëse nuk ka arritë të bëjë “deal” me kompani të përgjegjshme për këtë furnizim.

Në procesin tenderues të hapur vitin e kaluar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e kishte shpallur fitues të tenderit Operatorin Ekonomik “Industria e Miellit 3A” për “Furnizim me grurë për nevojat të rezervave shtetërore për vitin 2024”.

Por kompani pas shpalljes fituese ishte tërhequr nga pjesmarrja tenderuese.

Për këtë veprim MINT i kishte kërkuar gjykatës së tenderëve ta fus në listë të zezë të operatorit ekonomik.

Kërkesa e MINT është aprovuar nga paneli i Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Uji Dea

Ky vendim i OSHP-së OE-së ia pamundëson pjesëmarrjen në prokurim publik për periudhën kohore me kohëzgjatje prej tre muaj duke filluar nga data 12.03.2025 deri më 11.09.2025.

VENDIMI I OSHP

Ndryshe, Indeksonline kishte raportuar për anulimin e tenderit nga ana e MINT dhe se sipas sqarimit të ministrisë del se arsyeja pse është anuluar ky tender është se operatori i rekomanduar i MINT-it është tërhequr nga gara.

Vlera e paraparë e këtij tenderi ishte 4 milionë euro.

Kujtojmë se për blerje të rezervave shtetërore kjo ministri është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.