FIDANISHTJA

Ministria e Ramë Bujës shkel ligjin për të drejtën e autorit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë dhe Qendra e Studentëve, janë paditur për shkeljen e të drejtave të autorit. Byroja e projektit “Link4” nga Prishtina pretendon se këto institucione kanë dëmtuar financiarisht duke e përdorur projektin e tyre zbatues pa pëlqim dhe pa kompensim, shkruan Koha Ditore.

Bëhet fjalë për projektin zbatues të konviktit 6 i cili është shfrytëzuar edhe për ndërtimin e konviktit numër 7 pa lejen e kompanisë. Dëmet e shkaktuara kompania vlerëson se kanë arritur shumë prej 229 mijë euro.

Fundamenti

Për këtë Gjykata e Qarkut në Prishtinë, kishte marrë vendim në vitin 2011 duke e dënuar MASHT’in me rreth 25 mijë euro, vendim ky ndaj të cilit kjo ministri ka ushtruar ankesën e shkallës së dytë.