UBT

Ministria e Infrastrukturës ndan 100 mijë euro për komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, nënshkruan sot Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projektit infrastrukturor “Asfaltimi i rrugës Bunari i Zenelit – Shkolla dhe Rruga Lokale” në komunën e Kamenicës.

Ky projekt do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës, në vlerë prej 100 mijë euro.

Sinani falënderoi ministrin Zharku për mbështetjen e dhënë në financimin e këtij projekti të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore të Komunës së Kamenicës.

UBT

Projekti do të monitorohet nga një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa Komuna e Kamenicës do të emërojë një projekt-menaxher për të mbikëqyrur realizimin e projektit, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve / pranimin teknik, në të cilin do të jetë një anëtar nga Ministria e Infrastrukturës.

Po ashtu, Komuna e Kamenicës do të kryejë procedurat e tenderimit, përzgjedhjen e operatorit ekonomik në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, si dhe obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me kualitet të lartë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.