Ministria e Financave shkel ligjin

Ministria e Financave ka bërë shkelje të Ligjit të prokurimit kur e ka rekomanduar për kontratë 2-milionëshe konsorciumin “News & Mapart”.
Shkeljet e ligjit i ka konfirmuar Organi Shqyrtues i Prokurimit, i cili ka vendosur që procesi i tenderimit të kthehet në rivlerësim.
Konsorciumi “News & Mapart” është rekomanduar për kontratë nga Ministria e Financave në tenderin për “Shërbimet e vlerësimeve të pronave të paluajtshme në sferën e shpronësimit dhe këmbimit, sipas kërkesave dhe nevojave të AK-së.”
Vlera e përafërt e kontratës bazuar në ofertën e kësaj kompanie kishte qenë rreth 2 milionë e 29 mijë euro. Personi kontaktues i kompanisë “News Istogu” është Fisnik Loshi, kurse kompania “Mapart” është nga Turqia, shkruan koha ditore.