Mobi Casa

Ministria e Bujqësisë ofron ndihmë për komunat e Anamoravës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Hysni Thaçi është njoftuar nga zyrtarët e komunës për problemet që lidhen me bujqësinë dhe problemet me të cilat ballafaqohen fermerët për çdo ditë të cilat ekzistojnë në këtë komunë.

Udhëheqësit e komunës së Ranillugut të kryesuar nga Zëvendës kryetari i komunës, Vladica Aritonović janë takuar me drejtorin e Departamentit të teknikave dhe shërbimeve këshillimore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural zotin Hysni Thaçi nga i cili kanë marrë premtime se kjo komunë do të përkrahet në fushën e bujqësisë, raporton rajonipress.

Qëllimi i vizitës së parë, nga Drejtori Hysni Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij ishte, njohja me problemet që ka kjo komunë si dhe situata aktuale në sferën e bujqësisë.

Fundamenti

Hysni Thaçi është njoftuar nga zyrtarët e komunës për problemet që lidhen me bujqësinë dhe problemet me të cilat ballafaqohen fermerët për çdo ditë të cilat ekzistojnë në këtë komunë.

Ata diskutuan gjithashtu për problemet aktuale dhe problemin e shtratit të lumit “Morava e Binçës”, e cila fermerëve u shkaktoi dëme të mëdha, duke shkatërruar pothuajse të gjitha të mbjellat përgjatë brigjeve të tij.

Lidhur me këtë çështje, Hysni Thaçi nuk ka dhënë ndonjë premtim, por tha se do të ketë mbështetje nga Ministria në kuptimin e njoftimit në procesin e edukimit dhe subvencionimin e fermerëve për të fituar të drejtën për të fituar këto subvencione dhe do të përpiqen që bashkëpunimi me komunën e Ranillugut të ngrihet në një nivel më të lartë./rajonipress/