Mobi Casa

Ministria e Arsimit vazhdon të diskriminoj gjuhën shqipe

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni vazhdon të diskriminoj gjuhën shqipe. Në portalin zyrtar të kësaj ministrie, nuk është funksionale gjuha shqipe dhe se studiuesit dhe studentët theksojnë se e kanë vështirë për tu njohur me konkurse, bursa dhe projekte të këtij dikasteri, informon INA.

Reagimi vjen nga një grup studentësh dhe studiuesish të rinj, të cilët kanë shprehur ankesa se në faqen zyrtare të ministrisë nuk është përkthyer në gjuhën shqipe asnjë nga konkurset e fundit për bursa. “Ne kërkojmë që ministria e Arsimit urgjentisht të funksionalizojë dhe të aplikojë gjuhën shqipe, sepse kemi nevojë që ne si qytetarë të këtij vendi të njihemi përmes gjuhës sonë me të gjitha konkurset dhe bursat që ofrohen. Për disa po paraqet problem njohja me aktivitetet e ministrisë dhe andaj është i domosdoshëm aktivizimi i versionit në gjuhën shqipe”, theksojnë studentë të USHT-së.

Fundamenti

Nga ana tjetër, në portalin e ministrisë është vendosur ikona për versionin në shqip në fund të faqes, por ajo nuk është funksionale/Indeksonline/