RCCOLA

Ministria e Arsimit kontrollon tri komunat shqiptare

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Preshevë- Në shkollat ku mësimi vijon në gjuhën shqipe edhe këtë vit nuk ka tekste të mjaftueshme shkollore.

Nga Ministria e Arsimit thuhet se tekste mësimore ka, ndërsa nga 17 shtatori inspeksioni i arsimit do të fillojë kontrollimet në teren ka thënë kryeshefi i inspeksionit arsimor republikan Velimir Tmushiq.

RCCOLA

“Ditën e hënë, me 17 shtator, inspeksioni i arsimit do të vizitojë terrenin, me qëllim që të kontrollojë parregullsitë eventuale në punën e shkollave. Ndër të tjerash do të kontrollojmë edhe vendet si Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën ka thënë kryeshefi i inspeksionit arsimor Velimir Tmushiq.

Pasojat në rast të parregullsive do ti bartin përgjegjësit.
“Në rast se përdoren tekstet mësimore që nuk janë të lejuara nga ministria e arsimit, pasojat do ti bart drejtori i shkollës për parregullsitë që janë hasur. Shkollat që nuk punojnë me rregulloren e ministrisë së arsimit do ti dërgohet shkresa që secila parregullsi që është hasur të largohet” ka thënë Tmushiq për mediet serbe, transmeton presheva.com.