Hidromorava

Ministri Sefaj takon udhëheqësit e Artanës, flasin për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Ministri i Punëve të Brendshme z.Flamur Sefaj me bashkëpunëtor ka vizituar komunën e Novobërdës. Në këtë vizitë Ministrin e priti Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq.

Në takim është biseduar për çështjen e sigurisë në komunën e Novobërdës si dhe për zhvillimin ekonomik në Komunë.

Ministri Sefaj theksoi se komuna e Novobërdës është një shembull i mirë i marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës së të gjitha komuniteteve.

Mobi Casa

Ivanoviq ka falënderuar z.Sefajn dhe për kohën e vlefshme të cilën e ka ndarë për vizitën e komunës së Novobërdës dhe ka theksuar se Ministri është i njoftuar për të gjitha detajet e situatës së sigurisë në komunën e Novobërdës.

“Presim që bashkëpunimi i ynë i mirë t’i kontribuoj përparimit të sigurisë së të gjithë qytetarëve që jetojnë në territorin e komunës së Novobërdës si dhe të pasurisë së tyre”, theksoi Ivanoviq./rajonipress/